14 kompanitë e derivateve kundërshtojnë vendimin për dënimin e tyre, thonë së do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për anulimin e tij

Ekonomi

14 kompanitë e derivateve kundërshtojnë vendimin për dënimin e tyre, thonë së do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për anulimin e tij

Më: 13 maj 2020 Në ora: 12:04
Ilustrim

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e ka kundërshtuar vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës,.

Kjo shoqatë e ka cilësuar vendimin e AKK-së si arbitrar.

Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, tha se nuk ka pasur kurdisje të çmimit mes naftëtarëve.

“E kundërshtojmë fuqishëm këtë deklarate. Nuk ka pasur marrëveshje për çmimin e naftës”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i SHELL tha se do ta apelojnë këtë vendim.

“Autoriteti e ka marrë këtë vendim. Ka bërë shkelje të rëndë. Autoriteti ka dalë qesharak. Me ju drejtu Kuvendit të Kosovës sepse vetëm këtij institucioni anëtarët e autoritetit i dhënë përgjegjësi. Do ta apelojmë këtë vendim”, u shpreh përfaqësuesi i SHELL.

E avokati Koci, si përfaqësues i HIB Petrolit, tha se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës nuk ka bazë ligjore.

“Dokumenti ka mungesë të theksuar të provave. Vendimi është i përpiluar pa asnjë bazë ligjore. Nuk ndodh në vendime të futën përshëndetje. HIB-i nuk ka pasur fitim 124 %. Nuk kemi asnjë rast. Do të kërkojmë mbrojtje ligjore. Jam i bindur se ky vendim do të anulohet”, tha Koci.

Përfaqësuesi i Alfa Trade po ashtu deklaroi se do ta kontestojnë këtë vendim.

“Vendimi është jashtë normales. Përmes mjeteve juridike do ta kontestojmë këtë vendim”, theksoi ai.

Bislimi Muqaj, përfaqësues i kompanisë Labi Oil, u ankua për dëmtim të imazhit.

“Na e kanë dëmtuar imazhin. Dua të them se 14 kompanitë nuk kalojnë mbi 200 pika karburantit. Në asnjë rrethanë nuk qëndron kjo se kemi dëmtuar klientët. Jam i bindur nga ato 4 milionë që do t’i marrë do t’i humb në gjykata”, theksoi ai.

Edhe Avni Haliti i Alba Petrol bëri të ditur se do të kërkojnë anulimin e këtij vendimi.

“E kundërshtojmë vendimin. Do t’i ndjekim të gjitha rrugët për ta kundërshtuar këtë vendim”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat