Naftëtarët kundërshtojnë fuqishëm vendimin e AKK-së, e quajnë arbitrar

Ekonomi

Naftëtarët kundërshtojnë fuqishëm vendimin e AKK-së, e quajnë arbitrar

Më: 13 maj 2020 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Drejtues të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës edhe njëherë janë shprehur kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një konferencë për media shprehi shqetësimin ndaj Autoritetit të Konkurrencës, për vendimin e marrë ndaj naftëtarëve, sipas të cilit marrëveshja ndërmjet këtyre bizneseve nuk ka ndodhur as një herë apo çmim kartel.

Berjani: Vendimin e kundërshtojmë fuqishëm, është arbitrar

“Vendimin e lëshuar javën e kaluar nga Autoriteti i Konkurrencës, ne shoqata e naftëtarëve e kundërshtojmë fuqishëm. Vendimin masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke cilësuar si vendim arbitrar. Shoqata fuqishëm deklaron se nuk ka pasur marrëveshje për çmim të naftës mes këtyre operatorëve të këtij sektori dhe asnjë herë nuk do të ketë”, theksoi Berjani.

Edhe përfaqësues nga kompanitë ndaj të cilave janë shqiptuar masat ndëshkuese kanë kundërshtuar dënimin prej 4 milionë eurove.

Tahir Zogaj nga Shell-Al Petrol duke kundërshtuar dënimin, tha se nuk ka pasur kurrë farë marrëveshje të fshehtë, por Autoriteti Konkurrencës ka bërë një shkelje të rëndë duke ndëshkuar kompanitë pa asnjë fakt.

Zogaj: Pa asnjë fakt na kanë dënuar

“Këta (Autoriteti) kanë bërë një shkelje të rëndë, sepse së pari na kanë bërë kriminel me çmime 64 përqind e 124 përqind. Çmimi mestar vjetor është diku 10 përqind, dhe nëse del ky fitim ne jemi të kënaqur. Kemi punuar edhe me 6 cent, 5 dhe 9 cent fitim në litër. Pra, pretendimi i tyre është mjaft absurd. Unë jam që t’i drejtohemi edhe Kuvendit të Kosovës, sepse AKK i jep llogari vetëm kuvendit dhe t’i shkarkoj të gjithë këta, sepse nuk janë të aftë. Pa asnjë fakt na kanë dënuar, këtë vendim do ta apelojmë. Besoj që apeli do të jetë në anën tonë”, theksoi Zogaj.

Ndërsa, Arianit Koci avokat i kompanisë Hib Petrol deklaroi se vendimi i AKK është pa asnjë vlerë juridike, për të cilin vendim tha se do të kërkohet drejtësi në Gjykatë.

Ai theksoi se Hib Petrol nuk ka pasur fitim 124 përqind asnjë herë.

Koci: Në Gjykatë vendimi do të anulohet

“Vet zyrtarët e autoritetit Kosovar kërkojnë pagesën me këste, a ky vendim ose sanksion nuk është as i plotfuqishëm dhe as i ekzekutueshëm. Momentin ne kur e iniciojmë, procedura administrative pezullohet ky vendim. Megjithatë sa i përket HIB-it, e kanë cekur që e kemi pasur fitimin 124 përqind. Me përgjegjësi të plot e them që kjo është jo e saktë. Sido qoftë ne do të kërkojmë mbrojtje ligjore, dhe jam i bindur se në gjykatë ky vendim sigurisht do të anulohet”, theksoi Koci.

Edhe përfaqësues të tjerë të kompanive që janë gjobitur nga AKK-ja kanë kundërshtuar vendimin në fjalë.

Avokati Koci në fund tha se vendimin e kanë kundërshtuar edhe Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe për këtë ai deklaroi se do t’i drejtohen edhe Kuvendit të Kosovës./

“Vet zyrtarët e autoritetit Kosovar kërkojnë pagesën me këste, a ky vendim ose sanksion nuk është as i plotfuqishëm dhe as i ekzekutueshëm. Momentin ne kur e iniciojmë, procedura administrative pezullohet ky vendim. Megjithatë sa i përket HIB-it, e kanë cekur që e kemi pasur fitimin 124 përqind. Me përgjegjësi të plot e them që kjo është jo e saktë. Sido qoftë ne do të kërkojmë mbrojtje ligjore, dhe jam i bindur se në gjykatë ky vendim sigurisht do të anulohet”, theksoi Koci.

Edhe përfaqësues të tjerë të kompanive që janë gjobitur nga AKK-ja kanë kundërshtuar vendimin në fjalë.

Avokati Koci në fund tha se vendimin e kanë kundërshtuar edhe Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe për këtë ai deklaroi se do t’i drejtohen edhe Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat