Kosova do të humb shumë para nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve

Ekonomi

Kosova do të humb shumë para nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve

Më: 16 maj 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur për situatën e sektorit financiar në këtë kohë pandemie.

Sipas Mehmetit, tregu i sigurimeve të automjeteve është më i dëmtuari në sektorin financiar në këtë kohë pandemie.

Ai thotë se mbi 150 mijë automjete nuk janë të regjistruara me ç’rast kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare në kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë në baza vjetore shpenzojnë mbi një miliardë euro.

“Nga fillimi i vitit deri në muajin prill nga diaspora kemi 120 milionë euro remitenca. Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janar-prill që kemi pasur 140 milionë euro. Pra i bie që rreth 14% më pak ka remitenca në këtë periudhë”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar se vitin e kaluar remitenca direkte ka pasur rreth 870 milionë euro, derisa këtë vit pritet të ketë një rënie të lehtë.

Sipas tij, edhe Kosova do të goditet nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve, ashtu si do të goditen edhe Shqipëria e Mali i Zi.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi dhe sektori i ndërtimit e kanë pjesëmarrjen më të madhe në GDP.

“Këta tre sektorë e kanë edhe numrin më të madh të punësuarve”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat