Kur pritet t’i marrin kategoritë e tjera, paratë nga Pako Emergjente? Flet zëvendësministri i Financave!

Ekonomi

Kur pritet t’i marrin kategoritë e tjera, paratë nga Pako Emergjente? Flet zëvendësministri i Financave!

Më: 19 maj 2020 Në ora: 18:55
Ilustrim

Janë me dhjetëra mijëra punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, si dhe me mijëra biznese që kanë parashtruar kërkesa në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në mënyrë që të përfitojnë mbështetje nga pakoja emergjente fiskale e Qeverisë së Kosovës.

Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve nga të gjitha kategoritë shoqërore, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179,6 milionë euro.

Gjatë muajit prill, pagesat prej 170 eurosh, kanë dalë për disa kategori të caktuara, por jo për të gjithë siç ishte paraparë në pakon emergjente të implementuar nga ekzekutivi.

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, thote se edhe kategoritë e tjera pritet t’i marrin të hollat nga kjo pako, gjatë kësaj jave.Ai tutje thotë se nuk e di se kur do të përfundojnë të gjitha pagesat.“Këtë javë fillojnë që t’i marrin edhe kategoritë tjera, sikur ata që i kanë marrë nga 170, por se kur pritet të përfundojnë të gjitha nuk e di”, tha Krasniqi.

Shumë biznese janë ankuar që ende nuk kanë marrë asnjë cent nga Pakoja Emergjente, edhe pse tashmë jemi në fund të muajit maj.Ndërkohë sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, fokusi i parë i masave të kësaj pakoje janë përfituesit e skemave sociale, që marrin më pak se 100 euro në muaj. Ai shtoi se në tre muajt e ardhshëm do t’u ndahen nga 30 euro shtesë.Ministria e Financabe kishte paralajmëruar se biznese private të cilat e kanë ndërprerë apo kufizuar veprimtarinë e tyre ekonomike gjatë masave të Qeverisë kundër COVID-19 do të jenë përfitues të pakos emergjente.

Nga pakoja emergjente do të përfitojnë edhe marketet, furrat dhe barnatoret, Qeveria ka paraparë shpërblim edhe për punëtorët e këtyre sektorëve.Anash nuk do të mbesin as kompanitë vetë prodhuese, Qeveria ka parashikuar ndihmë edhe për ato kompani që kanë ruajtur fuqinë punëtore gjatë kësaj krize, dhe që fillojnë prodhimin e produkteve të reja apo që rrisin eksportet.

Kategoritë e tjera që do të përfitojnë nga kjo pako, janë: Stafi mjekësor, Policia dhe Zjarrfikësit; Komunat; Komunitetet pakicë; Bujqësia; Sporti dhe kultura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat