​Shfuqizohet vendimi për lirimin e TVSh-së në importet e grurit dhe miellit - Bota Sot
​Shfuqizohet vendimi për lirimin e TVSh-së në importet e grurit dhe miellit

Ekonomi

​Shfuqizohet vendimi për lirimin e TVSh-së në importet e grurit dhe miellit

Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:15
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) njofton të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23.03.2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është shfuqizuar me vendimin e ri të Ministrit nr.28/2020-1 të datës 08.05.2020.

“Prandaj, meqenëse Vendimi për shfuqizim të Vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, vendimi për lirim nga TVSH-ja të këtyre produkteve, kishte ndodhur në kohën kur Kosova pati krizë për miell dhe panik nga qytetarët për t’u furnizuar me miell. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat