Rukiqi publikon propozimet fillestare te Odes për pakon e rimëkëmbjes

Ekonomi

Rukiqi publikon propozimet fillestare te Odes për pakon e rimëkëmbjes

Më: 21 maj 2020 Në ora: 16:02
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës ka publikuar propozimet e Odës Ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë në Kosovë pas pandemisë.

Postimi i plotë i Rukiqit

Propozimet fillestare te Odes për pakon e rimekembjes

1) Likuiditeti

– 200 milionë euro të alokuara përmes Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon potencial për 600 miliardë euro krediëdhënie, e cila mund të jetë me norma të ulëta të interest dhe greis periudhë deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive

– 100 milionë grante për investime në pajisje të reja, trajnim të stafit, çertifikim, punësime të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës)

– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë

– Subvencionim të pagave, së paku deri me 31 Gusht 2020.

– Kompenzim të qirave, së paku deri me 31 Gusht 2020.

2) Integrimi në zingjiret globale të furnizimit

– Grante për përgaditje të firmave për eksport: 20,000 euro për kompani: ritrajnim të stafit, implementim të masave mbrojtëse për COV-19; implementim të standardeve ndërkombëtare dhe kritereve për eksport , promovim të kompanive dhe produkteve

– Kredidhënie me 1% – 2% interes, për rritje të kapacitetit eksportues të sektori: i drurit, metaleve, plastikës, ushqimit dhe ICT-së;

– Pagesë të pjesshme të kostove të energjisë

– Pagesë të kyqjeve në rrjetin e energjisë elektrike

3) Dixhitalizimi

– Grante për dixhitalizimin e kompanive – deri 10,000 euro për kompani

4) Masat e lehtësirave tatimore dhe atyre jofinanciare

– Pushime tatimore, deri 3 vjet për investime të reja, varësisht nga vlera e investimit;

– 0% TVSH për inputet e prodhimit që blehen nga prodhuesit vendor;

– Normë e diferencuar e TVSH-së (8%), për sektorin e Turizmit, HoReCas, Patundshmërisë dhe Transportit;

– 0% TVSH për mjetet e reja transportuese

– Stimulim i shoppingut brenda vendit (Tregtia me pakicë), duke mundësuar kthim më të lartë të TVSH-së, në periudha të caktuara kohore (vikende, sezona e verës, festat e fundvitit);

– Favorizim të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore

– Falje të tatimit në qira dhe tatimit në pronë për sektorin e HoReCas

– Program i amnistisë fiskale për të mundësuar formalizim të sektorëve, sidomos punësimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat