Bislimi tregon se si do të harxhohen donacionet e diasporës për situatën me koronavirus

Ekonomi

Bislimi tregon se si do të harxhohen donacionet e diasporës për situatën me koronavirus

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:25
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se sa para janë mbledhur nga diaspora në fondin qeveritar për pandeminë COVID-19.

“Mjetet e diasporës janë derdh në llogarinë COVID dhe janë donacione, janë diku 730 mijë euro nëse nuk gaboj. Kjo llogari është hapur me kërkesë të diasporës, ata kanë kërkuar me e hapë një llogari se po dëshirojnë të kontribuojnë”, tha Bislimi.

Bislimi po ashtu ka treguar edhe si do të bëhet shpërndarja e tyre.

Ka qenë një vendim në ministri që këto mjete mos të përdoren për pakon emergjente, por të përdoren që kur të blihet një pajisje që ta dinë diaspora që kjo pajisje në këtë klinikë është blerë prej tyre”, tha ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Duhet me na ardhë kërkesa prej MSh që kjo pajisje me këtë vlerë kishim dashtë me ble me mjete të diasporës, mënyrë që të dihet, sepse nëse e ndajmë ne 170 euro-shin për pare të diasporës nuk është në rregull”, shtoi Bislimi.

Me 12 prill, përmes një video, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi ndihmë nga diaspora kosovare për të ndihmuar shtetin e Kosovës që ta luftojë përhapjen e coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat