Këta punëtorë paguhen nga Pakoja Emergjente këtë muaj

Ekonomi

Këta punëtorë paguhen nga Pakoja Emergjente këtë muaj

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 10:27
Ilustrim

Punëtorët e bizneseve veprimtaria e të cilave është ndikuar nga masat kufizuese ndaj COVID-19 këtë muaj pritet t’i marrin pagat e dyta nga Pakoja Emergjente.

Masa 3 e kësaj pakoje parashikon që punëtorët e këtyre bizneseve të ndihmohen me nga 170 euro për dy muaj. Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Pakoja Emergjente bën mbulimin e shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në vlerë prej 170 euro për pagat e muajit mars dhe prill. Pagesa e këtyre pagave bëhet në muajin prill dhe maj.

“Në rast se punëdhënësi ka kryer pagat e muajit mars në tërësi dhe pse me vështirësi financiare, pagesa prej 170 euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësir si rimbursim i shpenzimeve. Paga e muajit prill do të kreditohet në llogarinë e punëmarrësit”, thuhet në masën 3 të Pakos Emergjente.

Në masën 3 të kësaj pakoje po ashtu është parashikuar subvencionimi i qirasë deri në 50% të vlerës për mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për muajt pril dhe maj. Ndërsa qiramarrësit të cilët kanë parapaguar qiranë vjetore nuk mund të përfitojnë nga kjo masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat