Rënia e kërkesës për naftë gjatë vitit 2020, më e madhja në histori

Ekonomi

Rënia e kërkesës për naftë gjatë vitit 2020, më e madhja në histori

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) pret që rënia e kërkesës për naftë këtë vit të jetë më e madhja në histori.

Mirëpo sipas saj, ka shenja që tregu mund të arrijë “një gjendje më të qëndrueshme” gjatë muajve të ardhshëm.

Çmimet e naftës kanë rënë rreth 40 për qind nga viti në ditë, pasi masat kufizuese të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 shkaktuan një tronditje të pashembullt të kërkesës në tregjet e energjisë.

Në raportin e saj, IEA tha se kërkesa pritej të binte me 8.1 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, përpara se të rritet me 5.7 milionë fuçi në ditë në vitin 2021.

Ndërkohë, parashikimi i IEA-s për kërkesën e naftës në vitin 2020 është 91.7 milionë fuçi në ditë, afro 500 mijë fuçi më i lartë në ditë nga sa pritej në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat