10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe për të bërë biznes – 5 janë në Evropë

Ekonomi

10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe për të bërë biznes – 5 janë në Evropë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Deri sa vendet e mëdha luftojnë për dominimin ekonomik, kombet më të vogla mund të jenë në të vërtetë vende më efektive për njerëzit për të punuar dhe për të bërë biznes.

Kështu thuhet në raportin “World Competitive Ranking 2020“, prezantuar nga Institute for Management Development (IMD).

Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë shënuar një rënie të fortë në vitin 2020, pasi tensionet e vazhdueshme tregtare vijojnë të peshojnë në pozicionin e tyre ndërkombëtar, duke ua lënë vendin ekonomive më të vogla.

Për të dytin vit me radhë, Singapori ruan vendin e parë ndërsa Danimarka është ngjitur për 6 pozita që gjendet në vendin e dytë.

Në listën e top pesë vendeve gjendet Zvicra, Holanda 4 dhe Hong-Kongun. Kurse SHBA gjendet në vendin e 10-të, ndërsa Kina në atë të 20-të.

Ky raport i përvitshëm i rendit vendet në bazë të katër kritereve kyçe: ecuria e ekonomisë, eficenca e qeverisë, eficenca e biznesit dhe infrastruktura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat