Rrjeti i Shitësve me Pakicë bën thirrje të arrihet konsensus për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Ekonomi

Rrjeti i Shitësve me Pakicë bën thirrje të arrihet konsensus për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

Rrjeti i Shitësve me Pakicë shprehen të shqetësuar pasi thonë se diskursi politik po pamundëson rimëkëmbjen e ekonomisë vendore pas shpërthimit të Covid-19.

“Rënia e aktivitetit ekonomik krahas situatës emergjente të shëndetit publik ka dëmtuar në themele bizneset, ndërsa mungesa e konsensusit në mes të spektrit politik për të mbështetur bizneset përmes një pako stimuluese ekonomike po vë në pikëpyetje të ardhmen e këtyre kompanive”.

“Rrjeti cilëson se vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale dhe miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike po shkaktojnë dëme të pariparueshme duke vënë në rrezik vende të punës dhe subjekte ekonomike”.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë u bën thirrje të gjitha palëve që të lënë anash dallimet dhe të fokusohen në trajtimin e çështjeve ekonomike me qëllim të garantimit të mirëqenies së qytetareve dhe mbarëvajtjes ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat