​Premtohet mbështetje për përpunuesit e drurit

Ekonomi

​Premtohet mbështetje për përpunuesit e drurit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:10
Foto nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, ku temë diskutimi ishte vazhdimi i mbështetjes së kësaj veprimtarie në Kosovë.

Krasniqi e vlerësoi si shumë të suksesshme industrinë e drurit në Kosovë dhe theksoi faktin se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi ka përkrahur këtë sektor me grante në rritjen e punësimit, blerjen e makinerive të reja dhe pjesëmarrjen nëpër panaire.

Ministri tha se do ta vazhdojë politikën e mbështetjes së bizneseve për të rritur eksportin dhe fuqizimin edhe më tutje të kësaj veprimtarie.

Në takim u fol edhe për masat që i ka marrë Qeveria e Kosovës për t’i mbështetur bizneset që janë prekur nga pandemia COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat