Themelohet Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, zgjidhet kryetari dhe kryesia e saj

Ekonomi

Themelohet Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, zgjidhet kryetari dhe kryesia e saj

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 19:02
OHTK

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin Themelues ku ka zgjedhur kryesinë e saj.

Në këtë takim, kryetar i OHTK-së është zgjedhur Hysen Sogojeva.

Sogojeva premtoi se do të jetë zë i fuqishëm i këtyre sektorëve.

Ai tha se është i hapur që të bashkëpunoj me të gjithë anëtarët në trajtimin e kërkesave të tyre.

Pjesëmarrja në Kuvendin Themelues të OHTK-së

Po ashtu në këtë kuvend është zgjedhur edhe kryesia e ngushtë e përbërë nga Selim Pacolli në pozitën e nënkryetari të parë, Alberta Tahiri nënkryetare, Burim Sallauka nënkryetar, Flamur Bahtijari nënkryetar, Xhevdet Hyseni sekretar, Luan Bajrami sekretar organizativ, Visar Demolli drejtor ekzekutiv dhe Ardian Ismaili koordinator.

Qëllimi i OHTK-së, është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, qendrore dhe rajonale, për identifikimin e mënyrave dhe hapave për krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve hoteliere dhe atyre turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat