Në Kosovë ka pasur gjobë deri në 8 mijë euro për manipulimet me çmime gjatë pandemisë

Ekonomi

Në Kosovë ka pasur gjobë deri në 8 mijë euro për manipulimet me çmime gjatë pandemisë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Kryeinspektori Lulzim Syla ka folur gjerësisht për gjendjen që ka shkaktuar COVID-19 në tregun e Kosovës.

Ai ka thënë se pandemia ka bërë që bizneset të manipulojnë me çmime në fillim, por tani thotë se është stabilizuar gjendja.

Kryeinspektori ka bërë të ditur se më së shumti ankesa ka pasur nga konsumatorët të cilat janë zbatuar 100 për qind dhe brenda 24 orëve u është kthyer përgjigje.

“Inspektorati është vazhdimisht në terren që bën edhe konsumatorët bëjnë ankesat për parregullsi. Ato merren 100 për qind parasysh sepse brenda 24 orëve i kthejmë përgjigje”, ka thënë Syla.

Kompanitë që merren me shitjen e biletave kanë qenë pre e inspektorati ku ka gjetur parregullsi pasi klientëve u janë ndërruar hotelet dhe ditët e udhëtimit pa i pyetur.

“Kemi edhe kompani që merren me shitjen e biletave, kemi hasur në parregullsi dhe i kemi gjobitë”, ka thënë kryeinspektori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat