​Konstituohet Këshilli i ri Ekonomik-Social

Ekonomi

​Konstituohet Këshilli i ri Ekonomik-Social

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 17:34
Foto nga takimi

Nën kryesimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është konstituuar Këshilli i ri Ekonomik-Social i Kosovës (KES), ku dhe janë prezantuar edhe anëtarët e rinj të Këshillit.

Në takimin e sotëm konstituiv të Këshillit të ri Ekonomik-Social të Kosovës, me theks të veçantë është diskutuar rreth funksionalizimit të komisioneve profesionale të KES-it.

Gjithashtu, anëtarët e KES-it janë dakorduar për një bashkëpunim dhe angazhim reciprok në funksion të zhvillimit edhe më tej të dialogut social, si dhe për çështje tjera me interes të përgjithshëm për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat