Dy konferenca për shqetësimet e bizneseve - Bota Sot
Dy konferenca për shqetësimet e bizneseve

Ekonomi

Dy konferenca për shqetësimet e bizneseve

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 08:00
Oda e Afarizmit të Kosovës

Pandemia COVID-19 ka shtuar problemet në sektorin privat, ndërsa këtu kontribuon edhe mungesa e ekzekutimit të Pakos Emergjente në një fazë ku njohësit e ekonomisë thonë se duhet të kishim një pako të dytë.

Për të shprehur shqetësimet e bizneseve, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës sot do të mbajnë konferencë për media.

Oda e Afarizmit në njoftimin për media thotë se në konferencën e saj që nisë prej orës 10:00 do të diskutohet për problemet e sektorit privat si pasojë e pandemisë.

Ndërsa, Oda Ekonomike thotë se në konferencën e saj që nisë në ora 14:30 do të jetë e përqendruar në temën “Gjendja e biznesit dhe dalja nga kriza”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat