​Hoti: Në Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, do të përfshihen edhe transportuesit

Ekonomi

​Hoti: Në Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, do të përfshihen edhe transportuesit

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 17:16
Foto nga takimi

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, me të cilët bisedoi për gjendjen aktuale në këtë sektor.

“Me Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë në detaje kujdesin për secilin sektor të ekonomisë, duke përfshirë edhe transportuesit e vendit”, theksoi kryeministri Hoti.

Ndërsa, në emër të transportuesve, Ruzhdi Kurtishaj tha se rënia e madhe e numrit të udhëtarëve, si pasojë e pandemisë Covid 19, i ka goditur shumë transportuesit e vendit.

“Nga Qeveria e Republikës së Kosovës po kërkojmë subvencionimin e trafikut urban dhe ndërurban, që mbahet kryesisht nga kompanitë private, sepse, nëse nuk kemi ndihmë, ne nuk do të mund të funksionojmë”, tha Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat