Selimi: Gjykata Komerciale, shtyllë e fortë për sistemin e drejtësisë

Ekonomi

Selimi: Gjykata Komerciale, shtyllë e fortë për sistemin e drejtësisë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:01
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë,  Selim Selimi sot ka marr pjesë në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës për të diskutuar për ekonominë gjatë pandemisë Covid-19 dhe se si do të ndihmojë Gjykata Komerciale.

Gjatë diskutimit në këtë forum ministri Selimi ka folur për rolin dhe rëndësinë që ka themelimi i Gjykatës Komerciale për sistemin e drejtësisë dhe për komunitetin e biznesit në veçanti duke ofruar një perspektivë për procesin dhe hapat të cilat do të ndërmerren ne vijim.

Ministri Selimi tha se çështja e Gjykatës Komerciale ka dal nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe është parë si shumë e nevojshme për t’iu qasur në mënyrë me serioze kontesteve komerciale, pra kontesteve në ekonomi.

“Ne e kemi departamentin që merret me çështjet ekonomike, por është vlerësuar se nuk është e mjaftueshme, prandaj kemi marrë iniciativë bashkërisht me partnerët tanë strategjikë, ShBA-në, që të fillojmë punën me një ndërmarrje më të madhe dhe më domethënëse duke e ditur faktin se  shumica e kontesteve ekonomike dhe investimeve të huaja tejzgjatjen  në gjykata, e kjo për shkak të rasteve të grumbulluara, mungesës së gjyqtarëve, mungesës së ekspertizës, gjë e cila ka ndikuar në zbehjen e aktiviteteve ekonomike” tha Selimi.

Duke folur për rëndësinë e kësaj Gjykate, Ministri Selimi tha se me të marr mandatin, prioritet për të ka qenë finalizimi i ligjit për Gjykatën Komerciale në të cilin tanimë është duke u punuar intensivisht, për ta proceduar në shtator në Kuvend, votimi i të cilit do të ketë unitet sepse Gjykata Komerciale nuk është çështje politike, por çështje e rregullimit të sundimit të ligjit.

Sipas ministrit Selimi, themelimi i Gjykatës Komerciale ia shton një shtyllë të fortë sistemit të drejtësisë, sepse i artikulon vetëm çështjet të cilat janë komerciale.

“Artikulimi në një shtyllë i çështjeve komerciale i zgjidhë ato me ekspertizë, ulë riskun  e të bërit biznes, riskun e kontesteve, riskun e fitimit sepse mbrohet  me një gjykatë e cila merret ekskluzivisht me këtë çështje. Kërkesa ime specifike për grupin punues ka qenë që të bëhet një panel i veçantë i cili do të merret vetëm me investimet direkte të huaja, ngase ka vullnet nga investitorët e huaj për të investuar në Kosovë, meqë plotësohen shumë kushte ekonomike, përfshirë fuqinë punëtore, politikat e favorshme të taksave, pozita gjeografike, infrastruktura. Po ashtu, kam vërejtur se kontestet që ndodhin gjatë të bërit biznes tejzgjatjen nëpër gjykata. Prandaj është e domosdoshme që të kemi një panel brenda gjykatës, i cili merret vetëm me investime direkte të huaja e kjo njëherësh do të përçonte mesazhin se Kosova është e favorshme për të investuar, por edhe i mbron këto investime” tha Selimi.

Sipas ministrit Selimi, ky proces do të ketë edhe sfida por jo të patejkalueshme.

Pjesa kryesore do të jetë pas aprovimit të ligjit i cili do të hap mundësi dhe ofron siguri për çdo biznes dhe investitor, theksoi Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat