Rritja e çmimit të karburanteve në kohë pandemie, naftëtarët ankohen për probleme

Ekonomi

Rritja e çmimit të karburanteve në kohë pandemie, naftëtarët ankohen për probleme

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Muajt e fundit është shënuar rritje e çmimit të karburanteve.

Sipas kryetarit të Shoqatës të Naftëtarëve të Kosovës, qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion.

“Sa i përket çmimeve ato sillen Diesel 0.95 cent kurse Benzina 0.96 cent. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion. Deri më tani kemi pas rritje të lehtë të çmimit. Pritet të ketë rritje të çmimit më të theksuar”, ka thënë Fadil Berjani në një bisedë për IndeksOnline.

“Çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kur para një kohë është marr vendim në këtë organizatë që të reduktohet prodhimi dhe çmimi mbi dy javë nuk ka pas lëvizje të theksuar ku ditët në vijim pritet të ketë rritje të çmimeve”, ka theksuar tutje ai.

Berjani thotë se ky sektor ka shumë probleme të cilat MTI duhet ti shqyrtojë.

“Qytetarët e Kosovës që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë furnizuar me çmimet më të lira në regjion. Edhe pse ky sektor ka shumë probleme të cilat duhet që MTI sa më parë t’i realizojë ptemtimet. Në takim me Ministrin Veseli është premtuar se kalibrimi është pikë rrjedhëse, do të kthehet në po atë tarifë siç ka qenë 10 euro e jo kjo tarifë 26 euro”, vlerëson Berjani.

“Premtoi se pastrimi i rezervarëve do të bëhet siç janë standardet evropiane e jo çdo 3 vite manipulime me udhëzime administrative kurdisje. Gjithashtu presim takim me ministrin Abrashi ku kyqja në rrugë duhet të paguhet taksë vetëm kur të merret leja e ndërtimit e jo taksë vjetore”, tha ai.

Berjani kujton faktin se ky sektor e mbushë arkën e shtetit mbi 30 përqind, andaj shpreson që këto probleme të gjejnë zgjidhje sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat