OAK takohet me ministrin Kuçi, diskutojnë mundësit për përkrahje të bizneseve

Ekonomi

OAK takohet me ministrin Kuçi, diskutojnë mundësit për përkrahje të bizneseve

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 14:12
OAK

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) pritën në takim ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Në këtë takim është diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike, mungesa së ligjeve të harmonizuara me njëra - tjetrën dhe jo funksionale, taksat e dyfishta si dhe ligji për Investime Strategjike

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj theksoi që momentalisht kemi mungesë të harmonizimit të ligjeve, e cila po mundëson që interpretimi i tyre të bëhet në përshtatshmëri me kërkesat e Institucioneve.

Ai shtoi që OAK ka kërkuar nga Qeveria të rritet Fondi për Garanci Kreditore, pasi që kjo është kërkesë e bizneseve ashtu që të lehtësohet përkrahja e tyre në tejkalim të pandemisë.

Anëtari i bordit Lulzim Begaj u fokusua tek Ligji për Investime Strategjike dhe vonesat që po u bëhen trajtimit të aplikimeve.

Ministri Kuçi shtoi që sheh mundësi për bashkëpunim, duke veçuar krijimin e arkes patriot për prodhimet vendore, subvencionimin e eksportit dhe ndryshimin e udhëzimeve administrative që janë në kompetencë të Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat