Zuka: Nëse nuk na lejojnë të punojmë edhe brenda lokaleve, shumë biznese do të falimentojnë me uljen e temperaturave

Ekonomi

Zuka: Nëse nuk na lejojnë të punojmë edhe brenda lokaleve, shumë biznese do të falimentojnë me uljen e temperaturave

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 23:50
Veton Zuka

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Veton Zuka ka treguar për kërkesat e tyre në prag të fillimit të vjeshtës.

Zuka ka thënë se nëse lokalet nuk do të lejohen të punojnë edhe në ambiente të brendshme kur ftohen temperaturat do të ketë mbyllje masive të lokaleve.

Ai thotë se kanë pasur takime konstruktive me ministrin Zemaj por thotë se deri tani nuk ka ndonjë vendim shpresë dhënës nga shteti.

“Lëvizja e vetme pozitive deri tash ka qenë nga Komuna e Prishtinës që na ka liruar nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës thotë se kërkesat e tyre janë për mbijetesë e jo për të pasur fitime më shumë se në kohë normale.

Zuka ka thënë se nga informatat që kanë nga terreni shumë punëtorë në gastronomi kanë mbetur pa punë ndërsa sipas tij bizneset kanë filluar t’i shesin inventarët në mënyrë që t’i kryejnë obligimet bankare.

Ai thotë se nëse nuk ka lëvizje nga qeveria për të zgjatur orarin e punës së bizneseve do të dalin në protesta.

“Është zgjidhja e fundit për të cilën shpresojmë se nuk do të kemi nevojë”, tha ndër të tjera Veton Zuka./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat