Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e regjistrim të bizneseve

Ekonomi

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e regjistrim të bizneseve

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 13:17
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Në mënyrë virtuale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në mes Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve Kosovare të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrat Ligjor, Publik dhe Shërbimet Përkatëse të Republikës së Sllovenisë.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e regjistrimit, ndryshimit dhe shuarjes së bizneseve duke konsistuar në fushën e teknologjisë më të re dhe më të avancuar për regjistrimin e bizneseve.

Drejtoresha e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve Kosovare, Nexhmie Selimi, me rastin e nënshkrimit të memorandumit, tha se ky memorandum ka për qëllim angazhimin për të promovuar bashkëpunimin në mes të institucioneve përgjegjëse të Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për të përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të regjistrimit të bizneseve për të garantuar administrim të duhur në mbrojtjen dhe përdorimin e të drejtave procedurale.

Sipas drejtoreshës Selimi, qëllim i këtij memorandumi është edhe themelimi i një kornize bashkëpunimi për bashkëpunim ndërkufitar dhe realizim të aktiviteteve të përbashkëta në mes palëve.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci e konsideroi këtë memorandum të frytshëm në forcimin e bashkëpunimi institucional në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat