Qeveria po rrezikon që rreth 100 mijë punëtorë të mbesin pa punë

Ekonomi

Qeveria po rrezikon që rreth 100 mijë punëtorë të mbesin pa punë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:00
Pamje nga takimi

Mospërkrahja e mjaftueshme e Qeverisë është duke sjell në kollaps biznesin i cili edhe përkundër vullnetit që ti mbajë në punë punëtorët qe shumë vite, detyrohet të i largojë puna. Për këtë arsye është shumë e nevojshme që Qeveria dhe Parlamenti të ndryshojnë qasjen ndaj biznesit me ndryshimin e ligjeve dhe rritjen e përkrahjes ndaj bizneseve, u tha gjatë takimit që OAK pati me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi.

Temë kryesore e diskutimit përgjatë këtij takimi ishte gjetja e një mundësie për mos largimin e punëtorëve nga vendi i punës, pasiqë kjo bartë në vete një risk të madh. Pandemia Covid -19, ka atakuar më së tepërmi sektorin privat, pra vetë bizneset. Për këtë arsye shqetësimet janë ngritur si nga ana e OAK-së ashtu edhe nga vetë Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

z.Krasniqi dhe z. Jusufi, kanë bërë thirrje publike për të marrë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, përkrahje kjo për të cilën me të vërtetë sektori privat ka shumë nevojë. Në të kundërtën, shumë biznese do të shkojnë drejt falimentimit dhe mijëra qytetarë do të mbesin pa vende pune. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa ndonjë progres në ditët në vazhdim, rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë.

Për këtë kërkohët subvencione nga ana e shtetit. Në të kundërtën do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve tanë dhe të hyrat e shtetit.

Në mes të tjerash, OAK vazhdon të ngrisë si ҫështje jashtëzakonisht të rëndësishme, që secili punëtor duhet të jetë i paijsur me sigurimin shëndetësor dhe sigurimin në punë.

Ndërsa, Kryetari i SPSPK-së bëri me dije se gjatë javës së ardhme do të mbajnë protesta para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit për punëtorët e Sektorit Privat, konkretisht,  për pagesat shtesë të punëtorëve teknik-shëndetësor.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi - kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi - koordinatore e odës, Diellza Zeqiri - zyrtare ligjore dhe Fjolla Smajli - zyrtare për marrëdhënie me publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat