Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja

Ekonomi

Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104.76 lekë ose 0.21 lekë më pak se ditë e enjte.

Euro u zhvlerësua lehtë me 0.04 lekë dhe këmbehet në kuotën e 124.10 lekëve.

Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan përkatësisht në raport me Lekun në vlerat 0.28 lekë dhe 0.18 lekë.

Monedha britanike këmbehet sot me 139.32 lekë dhe franga zvicerane me 115.11 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat