​ATK-ja dhe Dogana të vendosura për luftimin e ekonomisë joformale

Ekonomi

​ATK-ja dhe Dogana të vendosura për luftimin e ekonomisë joformale

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:03
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim u.d Drejtorin e Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka me bashkëpunëtorët e tij.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ATK-ja, qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave.

Folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë COVID 19 në performancen e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënie të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat