Agim Shahini: Nëse s’mundet drejtpërdrejtë, qeveria të paktën të krijojë lehtësira për bizneset

Ekonomi

Agim Shahini: Nëse s’mundet drejtpërdrejtë, qeveria të paktën të krijojë lehtësira për bizneset

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:48
Agim Shahini

Kreu i aleancës kosovare të bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka folur për situatën momentale të bizneseve dhe të asaj sesi mund të rrjedhin gjërat në vazhdim. Mes tjerash, ai ka kërkuar nga qeveria, që nëse kjo e fundit s’mund t’i ndihmojë bizneset drejtpërdrejtë, atëherë të krijojë lehtësira për ta.

“Nëse qeveria nuk mund t’i ndihmojë bizneset apo sektorin privat në mënyrë të drejtpërdrejtë, atëherë të paktën të krijojë lehtësira për ta. AKB i ka dhënë disa rekomandime institucioneve, për atë sesi duhet dalur nga kriza.

Nëse nuk mund të mbështes, të paktën mos të kërkojë…Gjatë kësaj kohe, qytetarët kanë paguar vazhdimisht shërbimet publike, si taksat apo tatimet, derisa ka edhe ndëshkime të ndryshme, ku po shkyqen nga rrjetet publike.

Bankat e kanë rritur interesin, përkundër faktit se kanë premtuar ndihma. Në shtetet tjera, bankat kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, pasi shtetet respektive kanë marrë përgjegjësinë e pagesave, kurse banka ka ulur normat e interesit”, ka thënë mes tjerash Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat