Çmimet e sigurimeve të automjeteve janë ngritur për 19.7%

Ekonomi

Çmimet e sigurimeve të automjeteve janë ngritur për 19.7%

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 08:09
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin gusht të këtij viti, ku theksohet se

Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin gusht 2020.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin gusht 2020, krahasuar me muajin korrik 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.5%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.5%); perime (-1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1) për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2020 me muajin gusht 2019 ishte (-0.5%). Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.5%) në muajin gusht 2020, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-3.2%); perime (-3.7%); pije alkoolike (-1.2%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.1%)-(rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), enë qelqi, takëme dhe enë shtëpiake (-3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.0%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (-1.4%); pushime të organizuara (-5.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.6%) në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK thotë se ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it si bukë dhe drithëra 2.6%; mish 1.0%; pemë 3.9%; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 4.1%; kafe, çaj dhe kakao 2.1%; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.7%; duhan 2.2%; produkte mjekësore aparaturë dhe pajisje 4.8%; shërbime ambulatore 5.5%; blerje e automjeteve 0.8%; shërbime hoteliere 2.4%; sigurime 19.7%-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat