Shënon rritje tregtia me pakicë e pajisjeve informatike në Kosovë

Ekonomi

Shënon rritje tregtia me pakicë e pajisjeve informatike në Kosovë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit ka pasur rritje.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, tremujori i dytë 2020, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Ka pasur rritje te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara më 32.6 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara më 14.6 për qind dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje më 10.6 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Derisa, gjatë këtij tremujori, kanë shënuar rënie tregtia me pakicë e karburantit.

“Gjatë këtij tremujori, kanë shënuar rënie tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara më 9.1 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara më 7.1 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara më 6.5 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara më 4.7 për qind dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane jo të specializuara më 0.7 për qind”, përfundon raporti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat