950 zyrtarëve të lartë publik do t’u kontrollohet pasuria e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion

Ekonomi

950 zyrtarëve të lartë publik do t’u kontrollohet pasuria e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:55
foto ilustrim

Në përputhje me Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20 për qind të zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre.

Nga gjithsej 4,751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e AKK-së.

Përveç kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia Kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.

Duke marr pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale përgjegjëse, ngjarja e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë pasurisë u realizua në prezencë të ekipit të Radio Televizionit Publike të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat