Veseli takon përfaqësuesit e bizneseve: Qeveria urgjentisht t’u dalë në ndihmë dhe të mos e bllokojë ekonominë e vendit

Ekonomi

Veseli takon përfaqësuesit e bizneseve: Qeveria urgjentisht t’u dalë në ndihmë dhe të mos e bllokojë ekonominë e vendit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:41
Foto gjatë takimit

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, me të cilët ka diskutuar për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sipas PDK-së, kanë kaluar gjashtë muaj nga prilli, kur kjo parti ka propozuar Pakon Ekonomike që i përmbushte nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, por sipas tyre, ishte bllokuar atë kohë nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqte me qeverinë.

“Avazin e vjetër të bllokadës dhe paaftësisë, po e vazhdon edhe kjo qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, cila ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një pseudo-pako ekonomike, që jo vetëm nuk i përmbushë nevojat elementare të ekonomisë tonë, por fillimisht ka mashtruar qytetarët për tërheqjen e 10 për qind të Trusit, duke premtuar rimbursim ndërsa më vonë as që e përmendi. Nga të dhënat zyrtare të mjeteve që qytetarët posedojnë në Fondin e Trustit Pensional, rezulton se një përqindje e madhe do të mund t’i tërheqin vetëm një shumë të vogël të mjeteve. Ky është mashtrim ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme. Sjellja e kësaj qeverisje është e mentalitetit bllokues dhe në mungesë të numrave të saj në Kuvendin e Kosovës për ta kaluar pakon, e ka hedhur fajin tek opozita”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK thotë se Qeveria duhet ta plotësoj Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 dhe t’i merr parasysh kërkesat e odave ekonomike.

Në fund, PDK vlerëson se në këtë gjendje pandemie, institucionet e shtetit mund të ofrojnë lehtësira fiskale dhe të eliminoj procedurat burokratike; të përkrah drejtpërdrejt ndërmarrësit e Kosovës; si dhe të shoh praktikat më të mira evropiane të tërheqjes së mjeteve të tyre nga qytetarët prej Trustit Pensional dhe mbështesë të gjitha kategoritë sociale pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat