Zeka: Krijimi i vendeve të reja të punës, fokus i Grenellit

Ekonomi

Zeka: Krijimi i vendeve të reja të punës, fokus i Grenellit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:55
Arianit Zeka

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se vizita e sotme e të dërguarit të Posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell, shërben në qartësimin e përspektivës së të rinjve, për nevojën e krijimit të vendeve të punës, etj.

“Thelbi i diskutimit në mes të ambasadorit Grenell dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Zhvillimore Financiare, ishte krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë” deklaroi Zeka.

Tutje, Zeka, duke parafrazuar ambasadorin Grenell në takimin e tij me përfaqësuesit institucionalë të vendit, shtoi se forcat politike kanë folur mjaft, tani është koha që të flasin prindërit e atyre fëmijëve që kanë parë duke ikur nga Kosova.

Ndërkaq lidhur me çështjen e punësimit Zeka theksoi se ky është një problem rëndë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin, që janë duke përjetuar ikjen e trurit dhe fuqisë punëtore.

“Ky ishte fokusi i ambasadorit Grenell qëkur ka nisur angazhimin e tij për të çuar përpara negociatat drejtë një marrëveshjeje përfundimtare në mes të Kosovës e Serbisë”, tha ai për RTK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat