Qeveria të hënën pritet të merr vendim për kërkesat e gastronomëve, anulohet protesta e paralajmëruar

Ekonomi

Qeveria të hënën pritet të merr vendim për kërkesat e gastronomëve, anulohet protesta e paralajmëruar

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se kanë anuluar protestën e paralajmëruar për ditën e premte.

Sipas tyre, pezullimi i kësaj proteste deri në marrjen e vendimit të Qeverisë për masat, siç është kufizimi i lëvizjes dhe zgjatja e orarit të punës.

“Kemi vendosur që protesta e caktuar të premten më 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën më 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftimin e gastronomëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat