MTI: Pastrimi i rezervarëve të naftës në çdo tri vjet, për të siguruar cilësi për konsumatorët

Ekonomi

MTI: Pastrimi i rezervarëve të naftës në çdo tri vjet, për të siguruar cilësi për konsumatorët

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:09
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Naftëtarët po kundërshtojnë udhëzimin administrativ për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimin e agregatëve.

Po ashtu, sipas naftëtarëve, ky udhëzim është në kundërshtim edhe me të gjitha dispozitat ligjore që obligon tregtarët e naftës që të pastrojnë rezervuarët në çdo tri vite.

Në anën tjetër, drejtues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se qëllimi i këtij udhëzimi është për ofrimin e derivateve më cilësore për konsumatorët.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë sot se kjo shoqatë nuk është kundër pastrimit të rezervarëve, por kërkojnë të zbatohen standardet edhe në Kosovë sikur në BE dhe në vendet e regjionit.

Berjani: Nuk pranojmë të bëjmë pastrimin e rezervarëve në çdo tri vjet

“Shoqata nuk është kundër, ne kemi kërkojmë që të zbatohen standardet të Bashkimit Evropian, dhe të regjionit. Në rastin konkret në Slloveni në çdo 15 vite bëhet pastrimi dhe Serbia e ka në çdo 10 vite. Ndërsa, në Kosovë është aktivuar një Udhëzim administrativ, i cili na dëmton dhe është e rëndë që në çdo tri vite, që nuk është as kund në botë. Për çmimin e kalibrimit e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë prapë. Ne nuk jemi kundër kalibrimit, por vetëm kundër çmimit, që është enorm”, theksoi Berjani.

Naftëtari Agim Behluli ka thënë se gjendja në këtë sektor është e rëndë, sidomos nga pandemia.

Behluli tha se nuk janë naftëtarët fitimprurës ashtu siç po duket nga MTI-ja. Prandaj, ai ka kërkuar nga institucionet e shtetit t’i lënë rehat në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në këtë kohë pandemie.

Behluli: Nuk jemi fitimprurës ashtu siç dukemi, shteti mos të gjuhet në qafë

“Po më duket se është krijuar një atmosferë vetëm bizneseve të naftës me i pengua dhe me i ngarkua. Por, besoni që nuk është ashtu fitimprurës si duket, kështu që na lëreni rehat të paktën derisa të kalon pandemia”, tha Behluli.

Edhe Tahir Zogaj naftëtarë, ka thënë se janë kundër këtij udhëzimi, teksa shtoi se në asnjë vend nuk është kjo praktikë për pastrimin e rezervarëve në çdo tri vjet.

Zogaj: Jemi kundër këtij udhëzimi

“Ne jemi kundër këtij udhëzimi, sepse në asnjë vend nuk parashihet pastrimi i rezervarëve në çdo tri vite, minimum është prej 10 deri 20 vite. Këst udhëzim e kemi kundërshtuar edhe vitin e kaluar”, theksoi ai.

Në anën tjetër, këshilltari i ministrit të MTI, Vesel Krasniqi, Albert Maxhuni, theksoi se prej ditës së parë ministri Krasniqi ka pasur në prioritet konsumatorin.

Maxhuni tha se ky vendim ka ardhur vetëm për të mbrojtur konsumatorin.

Maxhuni: Vendimi është marrë për mbrojtje të konsumatorëve

“Qëllimi i vetëm që është marrë ky vendim është t’i ofrohet një cilësi sa më e mirë konsumatorit, mirëpo gjithsesi shqetësimin tuaj do ta adresoj në Ministri”, theksoi Maxhuni.

Ai po ashtu tha sa janë duke punuar që sa më parë të vihet në funksion ligji për derivatet.

​Naftëtarët kundërshtojnë pastrimin e rezervarëve çdo tri vjet

Naftëtarët po kundërshtojnë udhëzimin administrativ për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimi i agregatëve.

Megjithatë, sipas tyre, ky udhëzim është në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë sot se kjo shoqatë nuk është kundër pastrimit të rezervarëve, por kërkohet të zbatohen standardet sikur në BE dhe në vendet e regjionit.

“Vendet e regjionit e kanë rregulluar këtë çështje për pastrim të rezervarëve. Naftëtarët janë të obliguar në rajon të bëjnë pastrimin e rezervarëve në çdo 15 vjet, ndërsa me këtë udhëzim që ka nxjerrë MTI, është na ka obliguar që në çdo tri vjet të bëjmë këtë pastrim që është mjaft e rëndë për naftëtarët. Po ashtu, edhe çmimin e kalibrimit e kundërshtojnë rreptësishtë, sepse është çmim shumë i lartë”, theksoi Berjani.

Naftëtari Agim Behluli ka thënë se gjendja në këtë sektor është e rëndë, sidomos nga pandemia. Për këtë ai ka kundërshtuar këtë udhëzim.

Behluli po ashtu ka kërkuar që sa më parë të hynë në fuqi ligji për naftën.

Edhe Tahir Zogaj naftëtarë, ka thënë se janë kundër këtij udhëzimi, pasi në asnjë vend nuk është kjo praktikë për pastrimin e rezervarëve në çdo tri vjet.

“Në çdo vend është prej dhjetë deri në 20 vjet pastrimi”, tha ai.

Në anën tjetër këshilltari i ministrit të MTI, Vesel Krasniqi, Albert Maxhuni theksoi se prej ditës së parë ministri Krasniqi ka pasur në prioritet konsumatorin.

Maxhuni tha se ky vendim ka ardhur vetëm për të mbrojtur konsumatorin.

“Qëllimi i vetëm është që të ofrohet një cilësi sa më e lartë për konsumatorët. Shqetësimet e juaja do t’ia procedojmë në MTI”, tha ai.

Ai po ashtu tha sa i përket ligjit të derivateve, shpejt do të hynë në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat