Klubi i Prodhuesve u takua me grupin parlamentar të PDK-së, flasin për rimëkëmbjen

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve u takua me grupin parlamentar të PDK-së, flasin për rimëkëmbjen

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:04
foto nga vendi ngjarjes

Klubi i Prodhuesve, ishin sot në një takim pune me grupin parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht me deputet Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj.

Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen e prodhimit në vend dhe për sfidat me të cilat po përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë, por edhe kërkesat e menjëhershme të tyre për rimëkëmbje nga kjo gjendje.

“Kryetari i Klubit të Prodhuesve z.Bashkim Osmani e bëri edhe një herë të ditur rëndësinë që ka pakoja e rimëkëmbjes për prodhuesit vendor dhe kërkoi zgjidhje të menjëhershme të kësaj çështje, pasi që është ekonomia e Kosovës ajo që po dëmtohet dita ditës, e në radhë të parë prodhuesit vendor. Gjatë takimit të dy palët u pajtuan që pakoja ekzistuese duhet të plotësohet me masa shtesë.

Po ashtu gjatë takimit drejtori i Klubit të Prodhuesve z.Astrit Panxha, diskutoi edhe rreth Rezolutës së Prodhimit, e cila kërkon që sektori i prodhimit të shpallet interes kombëtar. Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e Kosovës, që të përkrahin ndërmarrjet prodhuese, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre. Po ashtu, kërkon që të ritet buxheti për sektorin e prodhimit me qëllim të ofrimit të ndihmës financiare për industrinë e prodhimit”, thuhet në njoftimin për media.

Klubi i Prodhuesve morri përkrahjen e deputeteve të PDK-së për sa i përket miratimit të rezolutës, dhe njëkohësisht ata u shprehën të gatshëm dhe të hapur për bashkëpunime tjera. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat