​Rritet numri i kërkesave për ri-programim të borxheve tatimore

Ekonomi

​Rritet numri i kërkesave për ri-programim të borxheve tatimore

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në funksion të uljes së borxheve Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar ka reformuar mbledhjen e detyrueshme në një qendër të vetme në Prishtinë, me strukturë krejtësisht të re organizative me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e borxheve, si dhe në të njëjtën kohë ngritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies tek stafi i ATK-së.

Efektet e strukturës së re organizative të mbledhjes së detyrueshme janë të inkurajuese duke siguruar efikasitet në mbledhje e borxheve dhe trajtimin e të gjitha rasteve sipas procedurave të parapara ligjore.

Situata e krijuar nga pandemia COVID 19, përveç ndikimit të drejtpërdrejt në uljen e aktivitetit ekonomik të tatimpaguesve, ka ndikuar edhe në ATK, për shkak të punës me staf të reduktuar por pavarësisht këtyre rrethanave, ATK me organizimin e saj të brendshëm është mobilizuar në nivelin më të lartë, në tejkalimin gjendjes dhe mbajtjen e stabilitetit në mbledhjen e tatimeve.

Duke pas parasysh këto rrethana ATK i ka ofruar tatimpaguesve mundësin e pagesës së borxheve me këste përmes lidhjes së marrëveshjeve në shlyerjen e detyrimeve tatimore. Me qëllim që kjo procedura të jetë më e lehtë, është ofruar mundësia që kërkesa për marrëveshje të realizohen përmes aplikimit në sistemin elektronik-EDI.

Mundësia për ri-programim të borxheve është mirëpritu nga tatimpaguesit, e kjo shihet nga rritja e numrit të tatimpaguesve që aplikojnë për pagesë të borxheve me marrëveshje.

Për periudhën janar-gusht 2020 gjithsejtë janë lidhë 1094 marrëveshje me vlerë të obligimit 47.9 milionë euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar borxhi i mbuluar me marrëveshje ka shënuar rritje për 341 marrëveshje me vlerë të obligimit prej 22.4 milionë euro me shumë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat