Delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare informohet mbi situatën ekonomike në Kosovë

Ekonomi

Delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare informohet mbi situatën ekonomike në Kosovë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Delegacioni i Korporatës Zhvillimore Financiare (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Caleb McCarry, këshilltar i kryeshefit ekzekutiv të DFC, John Jovanovic, drejtor menaxhues për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Egjeut në DFC, dhe Brian Martalus, drejtor për marrëdhëniet për Evropë dhe Euroazi në DFC, takoi drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, dhe sekretarin e përgjithshëm të Bordit të Guvernatorëve, Visar Ramajli.

Gjatë këtij takimi, korporata DFC prezantoi vizionin e saj për të hapur dhe rritur investimet amerikane dhe të huaja në Kosovë, si dhe instrumentet e reja të përkrahjes që kjo korporatë ka në dispozicion për të avancuar zhvillimin ekonomik të udhëhequr nga sektori privat.

Përfaqësuesit e Odës Amerikane Zeka e Ramajli informuan delegacionin mbi situatën ekonomike në Kosovë në përgjithësi, duke përfshirë rritjet e fundit në tregtinë mes Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas një komunikate të odës, ata gjithashtu theksuan sektorët që ofrojnë mundësi të mëdha për investime në Kosovë, si dhe disa nga rreziqet e perceptuara që kanë parandaluar investimet e huaja direkte për të arritur potencialin e tyre të plotë. Të dyja palët u dakorduan për të filluar bashkëpunimin për përmirësim të klimës së biznesit në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat