Oda Ekonomike Amerikane e vlerëson pozitivisht miratimin e Projektligjit për Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane e vlerëson pozitivisht miratimin e Projektligjit për Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se e mirëpret aprovimin e sotëm nga ana e Qeverisë të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.

Komiteti i Ekonomisë Dixhitale i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë përgjatë viteve ka argumentuar nevojën e hartimit të kornizës së duhur ligjore, i cili përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë dixhitale, e gjithashtu do të zvogëlonte edhe barrën administrative për transaksione elektronike me palë.

Po ashtu, Projektligji në fjalë do të ndikojë edhe në rritjen e efikasitetit të proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane shpreh besimin e saj që edhe Kuvendi i Kosovës do të aprovojë në kohë të shpejtë Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat