​Mustafa diskuton me Bankën Botërore master-planin për ujitjen e tokave bujqësore

Ekonomi

​Mustafa diskuton me Bankën Botërore master-planin për ujitjen e tokave bujqësore

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:03
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me udhëheqësen e Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP), Silvia Mauri, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni ndërkombëtar financiar.

Në takim u fol mbi master-planin për ujitjen e tokave bujqësore, plan i cili duhet ta rrumbullakojë çështjen e ujitjes për tërë territorin e Kosovës.

Ministri Mustafa shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbështetur këtë projekt, si dhe kërkoi nga Banka Botërore të vazhdojë ta përkrahë MBPZhR-në dhe të vazhdojë t'i mbajë si prioritet nevojat e këtij sektori, në projektet e Bankës Botërore për ujitje dhe agrikulturë në Kosovë.

Nga ana e tij, menaxheri i BB-së për Kosovë dhe Maqedoni Veriore Massimiliano Paolucci u zotua se do të kontribuojë vazhdimisht që projekti i master-planit për ujitjen e tokave bujqësore të realizohet.

Ndryshe, master-plani për ujitjen e tokave bujqësore, i cili pritet të promovohet së shpejti, paraqet një ndër projektet më të mëdha në Kosovë, në vlerë 550 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat