Humbjet milionëshe të grantit të performancës – përplasë Asociacionin e Komunave dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal

Ekonomi

Humbjet milionëshe të grantit të performancës – përplasë Asociacionin e Komunave dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:58
Foto Ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me shkëputjen e njëanshme nga Ministria e Pushtetit Lokal të marrëveshjes trepalëshe në mes të MPL-komunave të Kosovës dhe Helvetas Swiss Cooperation në Kosovë, duke shprehur shqetësimin se ky vendim i MPL-së do të humb 5.2 milionë euro investime në komunat e Kosovës, nga donatorët e jashtëm.

Ditë më parë, Kuvendi i AKK-së në deklaratën për medie mes tjerash ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti, të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.

Ndryshe, Telegrafi ka kuptuar nga burime brenda MPL-së dhe AKK-së se këto përplasje kanë ardhur për shkak të disa individëve në këtë ministri. Gjithashtu, shkëputja e njëanshme nga ministri Goran Rakiq ka ardhur pasi që në pikën e fundit të reagimit të AKK-së kërkohet më shumë transparencë për grant të performancës.

“Granti i Performancës nga Ministria e Pushtetit Lokal – Kuvendi i AKK-së thekson që duhet të rritet transparenca sa i përket formulave për shpërndarjen e grantit si dhe ka probleme me kriteret rreth kushteve minimale dhe indikatorëve të vlerësimit. Kërkohet bashkëpunim më i ngushtë me komunat rreth evitimit të problemeve me Grantin e performancës”, thuhet në reagim.

Pas kësaj, Rakiq njëanshëm sipas AKK-së ka nënshkruar për ndërprerje të grantit.

Në letrën e siguruara nga Telegrafi, thuhet se, “për shkak të presionit të vazhdueshëm për ndryshimin e kritereve të vlerësimit për grant, tendencës për dëmtimin e kredibilitetit të kësaj skeme dhe përpjkjeve të vazhdueshme për largimin e kushteve minimale për grant, në pajtim me Nenin 10 të marrëveshjes trepalëshe në mes të MPL-së, komunave dhe Helvetas Swiss Intercorpartion në Kosovë (HSIK), njofton palët për ndërprerjen e marrëveshjeve trepalëshe MPL-Komunë-HSIK”. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat