DFC: Angazhim për të rritur investimet e sektorit privat në Kosovë

Ekonomi

DFC: Angazhim për të rritur investimet e sektorit privat në Kosovë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:41
Adam S. Boehler

Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA kanë lëshuar një komunikatë pas përmbylljes së vizitës së kryeshefit të kësaj korporate, Adam Boehlet në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok.

Boehlet ishte shoqëruar edhe nga emisari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

“Delegacioni vizitoi Kosovën dhe Serbinë për të mbështetur marrëveshjet e Uashingtonit të 4 shtatorit që vendosën normalizimin ekonomik midis dy vendeve, një moment i rëndësishëm historik që do të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon”, thuhet në komunikatë.

Duke u ndalur te vizita në Kosovë, DFC thotë se në Prishtinë është nënshkruar një deklarate ku theksohet se do të punohet për të rritur investimet në sektorin privat.

“Në Kosovë, DFC nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe do të punojë për të rritur investimet e sektorit privat në Kosovë për të forcuar infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore; si dhe industritë e tjera si energjia, teknologjia dhe turizmi”, thuhet në kumtesë për media.

Në Serbi, DFC thotë se nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe njoftoi se do të hapë një zyrë rajonale në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve që do të mbështesin rritjen ekonomike. DFC gjithashtu emëroi John Jovanovic, i cili ka një përvojë të gjerë në Ballkan, do të jetë drejtori i ri menaxhues i DFC për Ballkanin Perëndimor dhe Egje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat