Ja çfarë përfitojnë gastronomët nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ekonomi

Ja çfarë përfitojnë gastronomët nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 19:19
Gastronomët

Pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje, ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

"Natyrisht, kjo është bërë e mundur me presionin dhe kërkesat e parashtruara nga ana e SHGK – së, pasiqë në Kosovë kemi shumë sektorë të tjerë që nuk janë prekur nga ky Projektligj, e që nuk kanë përfituar. 

"Çfarë veçojmë ne me prioritet nga ky Projektligj, kemi Nenin 7 dhe Nenin 9. Neni 7 i këtij Projektligji, tashmë do të renditë në nënparagrafin 2.14 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga norma standarde prej tetëmbëdhjetë përqind (18%) në atë të reduktuar prej tetë përqind (8%), për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të ushqimit. Neni 9 i këtij Projektligji, pas paragrafit 8, do të shtohet paragraf i ri me numrin rendor 9 në nenin 38 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, që me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave ka në diskrecion dhe mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve tremujore deri në dy (2) vite. Këto dy dispozita ligjore, që pritet të fuqizohen, janë një mbështetje e dukshme për sektorin tonë", thuhet në reagimin e SHGK-së.

Reagimi:

Sot, në përpjekjen e shtatë, kaloj në lexim të parë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kalimi i këtij Projektligji me karakter omnibus, që prekë si ombrellë disa ligje të ndryshme dhe që rregullojnë qështje të ndryshme, prekë edhe sektorin e gastronomisë. Natyrisht, kjo është bërë e mundur me presionin dhe kërkesat e parashtruara nga ana e SHGK – së, pasiqë në Kosovë kemi shumë sektorë të tjerë që nuk janë prekur nga ky Projektligj, e që nuk kanë përfituar.

Çfarë veçojmë ne me prioritet nga ky Projektligj, kemi Nenin 7 dhe Nenin 9. Neni 7 i këtij Projektligji, tashmë do të renditë në nënparagrafin 2.14 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga norma standarde prej tetëmbëdhjetë përqind (18%) në atë të reduktuar prej tetë përqind (8%), për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të ushqimit. Neni 9 i këtij Projektligji, pas paragrafit 8, do të shtohet paragraf i ri me numrin rendor 9 në nenin 38 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, që me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave ka në diskrecion dhe mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve tremujore deri në dy (2) vite. Këto dy dispozita ligjore, që pritet të fuqizohen, janë një mbështetje e dukshme për sektorin tonë.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e përshëndetë kalimin në lexim të parë të këtij Projektligji dhe ju bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë edhe në lexim të dytë në mënyrë që të arrihet plotfuqishmëria e tij në saje të ndryshimit të politikave fiskale.

SHGK inkurajon që sa më shumë të ofrohet ndihmë në sektorin që mbulojmë, që dëmi i shkaktuar nga masat e aplikuara të jetë i riparueshëm dhe të dalim të mbijetuar nga kjo situatë e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat