OAK rikërkon nga Ministria e Ekonomisë heqjen e dyfishtë të taksës për biznesin e peshkut

Ekonomi

OAK rikërkon nga Ministria e Ekonomisë heqjen e dyfishtë të taksës për biznesin e peshkut

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 09:28
Foto gjatë takimit

Problemet e sektorit të peshkut, taksa ekologjike për Rimorkio, vështirësitë që po hasin bizneset si pasojë e pandemisë dhe përfshirja e kërkesave të bizneseve në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ishin disa nga pikat kyqe të cilat u diskutuan në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me zv. Ministrin e Ekonomisë Rexhep Kadriu dhe këshilltarin e ministrit Vllaznim Pregjegjaj.

Përgjatë këtij takimi Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) shprehu shqetësimet e saja lidhur me gjendjen e vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë dhe mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit. Theks i veçantë i’u kushtua çështjes së mos zgjidhjes së problemeve të bizneseve të peshkut të cilat OAK ka kohë që ka adresuar në institucionet përkatëse.

Rikujtojmë se OAK, për taksën e dyshfishtë që paguajnë bizneset e peshkut në Ministri dhe në KRU “Drini i bardhë” edhe sot e kësaj dite, edhe pse janë realizuar disa takime ministrore e ndërministrore, prej të cilave janë marrë shumë premtime që do të zgjidhet si çështje ende nuk janë realizuar.

Zv. Ministri i Ekonomisë Rexhep Kadriu falënderoi OAK-në për takimin dhe shqetësimet e ngritura si dhe u shpreh i gatshëm për t’i ndihmuar biznesit të peshkut për kalimin e këtyre vështirësive e sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Sejdi Arifaj prodhues i peshkut nga Istogu bëri me dije se taksa e dyfishtë e vendosur tash e sa kohë i ka dëmtuar tej mase. Me këtë rast, Sadik Januzaj përmendi faktin se janë buzë falimentimit veҫanarisht kur dihet se një prej sektorëve më të dëmtuar nga pandemia është pikërisht gastronomia dhe biznesi i peshkut, duke ndikuar kështu në rënien drastike të shitjeve.

Aktualisht, biznesit të peshkut i është paraqitur edhe një vështirësi tjetër ku si mungesë e shitjes së peshkut deri më tani, pesha e peshkut ka kaluar masën standarde që shitet zakonisht dhe kështu si është nuk ka shitje sepse restaurantet nuk kanë lëvërdi t’a marrin.

Si rezultat, i këtij takimi zv. Ministri Kadriu bëri me dije se do t’a marrë përsipër trajtimin e kësaj ҫështje, ku do të synoj që në udhëzimin e ardhshëm administrativ t’a ulë taksën e pagesës për shfrytësimin e ujit. Kadriu, poashtu premtoi edhe për mbajtjen e një takimi të përbashkët në mes Ministrisë, OAK-së, bizneseve të peshkut dhe Kompanisë “Drini i Bardhë”, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore, Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun, Sejdi Arifaj dhe Sadik Januzaj prodhues të peshkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat