Qeveria Hoti i dhuron një biznesi mbi 1000 euro, ani pse nuk kishin aplikuar për ndihmë

Ekonomi

Qeveria Hoti i dhuron një biznesi mbi 1000 euro, ani pse nuk kishin aplikuar për ndihmë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:46
Ardi Shita

Qeveria ka nisur subvencionimin e disa bizneseve në vend, ku do të ndahen 290 për punëtorë.

Ardi Shita, pronar i dy bizneseve ka njoftuar se dje Ministria e Financave i ka përkrahur me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ani pse ai nuk aplikoi për një ndihmë të tillë.

Shita përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla.

Kujtojmë se këto dy ditë qeveria ka nisur subvencionimin e disa bizneseve në vend, ku do të ndahen 290 për punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat