Ekzekutohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset sipas Programit për Rimëkëmbje

Ekonomi

Ekzekutohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset sipas Programit për Rimëkëmbje

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.

Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16,424,476 milionë eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.

Nëpërmjet një komunikate për medie bëhet e ditur se dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 milion euro subvencione për 15.474 biznese.

Kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro.

Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat