Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Ekonomi

Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2020, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Sipas ministrisë, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat