Ish-ministri i Ekonomisë: Procesi i privatizimit të atëhershëm dallon me të sotmen

Ekonomi

Ish-ministri i Ekonomisë: Procesi i privatizimit të atëhershëm dallon me të sotmen

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Po vazhdon mbledhja e komisionit hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Pas intervistimit të ish-zëvendës kryesuesit të Bordit të AKP-së, Naser Osmanit, po intervistohet ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Ky i fundit tha se procesi i privatizimit gjatë kohës sa ka qenë ai ministër, nuk ka arritur qëllimet e caktuara. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetenca, dhe asnjë cent nga fondi i privatizimit nuk është kaluar në buxhet të Kosovës.

"Procesi i privatizimit në atë periudhë dallon shumë prej opinionit të sotëm. Institucionet vendore, shoqëria civile, bota shkencore ata që kanë punuar në Kosovë, e kanë pritur me admirim procesin e privatizimit për një arsye të vetme. Fundi i luftës i ka gjetur ndërmarrjet në një gjendje të mjerueshme. Është shpresuar që një proces i privatizimit do ta kthej këtë në gjendje më të mirë. Por ky proces është udhëheq nga UNMIK-u, dhe kanë pasur të drejtë me na menaxhu dhe mos me i dhënë llogari askujt përveç OKB-së", tha ai.

Ai tha se nuk është arritur qëllimi i këtij procesi.

"Privatizimi nuk i ka dhënë efektet e pritura në shkallën e investimeve të huaja. Me tërheqjen e investimeve të huaja, nuk ka dhënë efekte në punësim, nuk ka dhënë efekte të pritura edhe në bilancin e këmbimeve të mallrave. Kjo është në parim një vlerësim për mos efikasitetin e procesit të privatizimit në Kosovë...Procesi ka qenë i projektuar jo për të mirat e Kosovës, BE e ka nisur këtë proces për sukses të tij. Qeveria e Kosovës nuk ka pasur asnjë kompetencë", ka shtuar ai.

Ndër tjera, Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave i pyetur nga anëtari Bekë Berisha për procesin e privatizimit dhe çmimin fitues, Shatri tha se çmimi më i lartë ka qenë ai fitues.

"Ne i kemi bërë 27 raunde të privatizimit, shuma e përbashkët e ofertuar është 350 milionë", ka shtuar Shatri. Me ditë qe edhe vëllai im ka marrë pjesë në një rast korruptiv do ta kisha thënë qitu. Faji i dështimit të procesit pak te metoda e përzgjedhjes dhe ata që kanë filluar këtë proces deri në vitin 2008. Kur është nxjerrë ligji për AKP praktikisht është kopjuar rregullorja për AKM, asnjë përmbajtje nuk i është ndërruar. Institucionet tona nuk kanë shikuar me përkrah një metodë. Më keq kanë filluar dhomat e posaçme mos me njoftë pavarësinë e Kosovë. Gjykimet që i bën për tenderimet ajo veron në bazë të ligjit të vet", ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat