“Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare

Ekonomi

“Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:38
foto ilustrim

Edhe ndërmarrjes “Trepçës” këto ditë i janë bllokuar llogaritë bankare. Kjo shkaku i borxheve që ka ndaj furnitorëve dhe që nuk ka arritur që t’i paguajë.Këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i ndërmarrjes, Hysen Vrajolli,

Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh rreth 7 mijë euro që iu kanë furnitorëve. Por, ka thënë se pritet që për disa ditë të paguajë këtë borxh dhe të zhbllokohen llogaritë.

Qeveria Hoti ditë ma parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Trepçës. Në këtë bord janë emëruar Sylejman Hyseni kryesues, kurse anëtarë Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe Safet Sadiku.

Qeveria më 11 korrik kishte hapur konkurse për borde të 11 ndërmarrjeve publike. Shumica e këtyre ndërmarrjeve kanë borde të përkohshme që ishin emëruar nga Qeveria Kurti pas shkarkimit të disa bordeve të ndërmarrjeve publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat