Koha të dalin pagat, Telekomi akoma i ka të bllokuara llogaritë

Ekonomi

Koha të dalin pagat, Telekomi akoma i ka të bllokuara llogaritë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:50
Ilustrim

Telekomi pret që sot gjatë ditës t’i zhbllokohen llogaritë, të cilat i ishin bllokuar si pasojë e dënimit të papaguar ndaj Z-Mobile’it, kompanisë në pronësi të Blerim Devollit.

Sindikata e punëtorëve në Telekom tha se nuk duhet të vijë puna deri të protestat në këtë kohë pandemie.

Ndërsa edhe Ndërmarrja “Trepça” po vazhdon t’i ketë llogaritë e bllokuara për shkak të borxhit ndaj furnitorëve. Ata bënë të ditur se duke prodhuar, do të paguajnë këtë borxh.

Telekomi i Kosovës po vazhdon t’i ketë llogaritë e bllokuara, si pasojë e borxhit ndaj Kompanisë “Dardafon”.

Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaja, i cili po pret që sot gjatë ditës të zhbllokohen llogaritë, tha se qeveria me veprime të ngadalshme, është duke rrezikuar mirëqenien e punëtorëve.

“Pres që sot gjatë ditës të zhbllokohen llogaritë. Realisht në takim është thënë se do të kryhet gjatë kësaj jave. Ne po presim, por si duket me hapa të ngadalshëm janë duke shkuar”, tha Balaj.

Balaj tha se në kohë pandemie nuk duhet të vihet situata deri te protestat.

“Që t’i ndalim në këtë kohë pandemie protesta dhe grevat, duhet të përfundojë kjo çështje sa më shpejt. Në rast se nuk kryhet, ne mbesim pa paga, ndalohet operimi i ndërmarrjes dhe ne nuk do të pyesim a ka ligj për pandemi pasi që më e rëndësishme është mirëqenia e punëtorëve”, shtoi ai.

Edhe Ndërmarrjes “Trepça” këto ditë i janë bllokuar llogaritë bankare shkaku i borxheve që ka ndaj furnitorëve. Shefi ekzekutiv i “Trepçës”, Hysen Vrajolli, i tha Radio Kosovës se kanë gjetur mënyrën se si të zhbllokojnë llogaritë.

“Do të shesim prodhim deri në fund të javës së ardhshme , të zhbllokojmë llogaritë, mundësi tjetër nuk kemi! Qeveria na ka thënë se do të takohemi në fillim të javës së ardhshme dhe të diskutojmë se si të dalim prej kësaj situate, tha Vrajolli.

Për vetëm 7 mijë euro borxh, “Trepçës” i janë bllokuar llogaritë nga furnitorët. Mirëpo, sipas Vrajollit, punëtorët nuk do të rrezikohen për paga sepse deri me datën 10-të, ata do ta zgjidhin problemin e borxhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat