BQK shënon Ditën e Kursimeve me aktivitete virtuale

Ekonomi

BQK shënon Ditën e Kursimeve me aktivitete virtuale

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:03
Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës për arsye të Pandemisë Covid 19, do ta shënojë Ditën Botërore të Kursimeve vetëm përmes aktiviteteve virtuale e që kryesisht u janë dedikuar nxënësve të shkollave fillore.

Aktiviteti i parë është lansimi online i teksteve të edukimit financiar për klasat I deri në V në platformën e saj të edukimit financiar (http://edukimifinanciar.org/) në 4 gjuhët: në gjuhën shqipe, gjuhën serbe, gjuhën turke dhe në gjuhën rome.

“Tekstet përmbajnë këshilla rreth menaxhimit të duhur të parasë, krijimit të shprehisë së kursimeve, planifikimit të buxhetit personal e familjar, funksionimit bazik të një banke, zhvillimit të aftësive themelore të ndërmarrësisë, e shumë këshilla tjera të vlefshme për nxënësit e këtyre moshave.

Aktiviteti i dytë që BQK ka disenjuar është shpallja e konkursit për fëmijë me tematikën e kursimeve me moton “Me kursime të vogla për qëllime të mëdha”, përmes të cilit ftojnë nxënësit e klasave VI deri IX, që të përgatitin ese për kursimet dhe t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në BQK.

“Qëllimi i këtij konkursi është që të nxitim fëmijët të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së kursimeve. BQK do të ndajë 10 çmime me rastin e përzgjedhjes së punimeve, ndërsa punimet fituese do të shpërblehen me shpërblime simbolike, kurse të interesuarit konkursin e plotë mund ta gjejnë të publikuar në faqen zyrtare të BQK-së. Aktiviteti i III-të do jetë publikimi i punimeve fituese të nxënësve nga konkursi i vitit të kaluar, të cilat mund t’i gjeni në platformën e edukimit financiar të BQK-së (http://edukimifinanciar.org/). Thonë që “Një euro e kursyer është një euro e fituar” dhe unë uroj që ky mesazh dhe këto aktivitete edukative të ndërmarra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, do të ndikojnë sado pak që të ju inkurajojnë të gjithë juve të jeni më të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e kursimeve dhe menaxhimin e duhur të parasë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat