Qytetarët e Kosovës i kanë rreth katër miliardë euro kursime

Ekonomi

Qytetarët e Kosovës i kanë rreth katër miliardë euro kursime

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:26
Trusti

Sot shënohet Dita Botërore e Kursimeve është një ngjarje e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e kursimeve si për ekonomitë moderne ashtu edhe për individët. Kursimet janë të rëndësishme në ekonominë globale dhe çdo depozitues kontribuon në zhvillimin e tyre.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se kanë bërë shumë punë që të ketë rritje të vetëdijësimit për kursime. “Ne kemi bërë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të pasur edukimin financiar në shkollat e Kosovës dhe kjo është shumë me rëndësi. Librat që i kemi botuar janë në katër gjuhë, po ashtu kemi edhe librat me zë”, theksoi Mehmeti sot në RTK.

Ai ka bërë ftesë fëmijëve të aplikojnë në konkursin për ese. “Ideja është e kësaj eseje që fëmijët të lexojnë sadopak për kursim dhe menaxhimin e parasë”, deklaroi ai.

Për sektorin bankar, Mehmeti tha se është njëra ndër shtyllat kryesore në ekonominë e Kosovës. Për situatën në të cilin gjendemi, në këtë kohë pandemie, Mehmeti tha se kjo pandemi ka ndikuar në Kosovë. “Diaspora është duke kontribuar në Kosovë, vetëm ardhja nga Zvicra e dërgimtarëve kontriboi pozitivisht”, tha ai.

Mehmeti tha se tani kosovarët kanë kursime deri në katër miliardë. “Bankat nuk kanë nevoje të marrin jasht mjete, pasi që kanë depozita të mjaftueshme”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se bankat duhet të përmirësojnë ofertën për kredi.“Ne kemi koordinim të mirë me bankat, ne kemi marrë masa që ta ruajmë stabilitetin financiar”, tha ai.

Sipas tij BQK-ja gjatë kohës së pandemisë, ka marrë veprime e vendime që kanë bërë që të ketë lehtësira për qytetarët e vendit, njëri ndër vendimet ka qenë për kreditë për shtyrje të pabesave dhe ristrukturim të kredive. “Pritjet tona kanë qenë që të kemi rritje të kredive të këqija”, tha ai.

Mehmeti bëri me dije se kanë qenë në dispozicione për të përkrahur qeverinë për ligje. “Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Për rimëkëmbjen ekonomike, Mehmeti pret që të kemi lëvizje pozitive në vitin e ardhshëm. “Kosova duhet të ndërrojë strukturën e ekonomisë”, tha ai.

Historia e Ditës Botërore të Kursimeve

Ndryshe Dita Botërore e Kursimeve u krijua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimeve në Milano, Itali për të informuar njerëzit në mbarë botën që mund t’i vendosin paratë e tyre në bankë për të kursyer në vend që ti mbajnë ato nën dyshek. Kishte disa shembuj të ditëve që u përkushtuan për idenë e kursimit të parave për të fituar një standard më të lartë të jetës dhe për të siguruar ekonominë. Për shembull, dita e parë kombëtare e kursimit u festua në vitin 1921.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimit vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit të saj në vitet 1955-1970. Ajo u bë një traditë e vërtetë në disa vende. Megjithatë në disa vende të tjera, si Gjermania besimi i njerëzve në kursime duhej rivendosur, sepse shumë njerëz as nuk mendonin të kursenin pasi kishin humbur pothuajse çdo gjë në reformën monetare gjermane të vitit 1923.

Për më shumë se 90 vjet, Instituti Botëror i Kursimeve dhe Pakicave Bankare (ËSBI) dhe anëtarët e tij kanë udhëhequr çdo vit një ditë të dedikuar promovimin të virtytit të njerëzve që kursejnë para. E quajtur Dita Botërore e Kursimeve, ishte iniciativa e parë e ËSBI, zërit të kursimeve në afër 80 vende, dita mbetet e rëndësishme për anëtarët që angazhohen aktivisht për festimet në zonat e tyre lokale. Dita Botërore e Kursimeve festohet në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat